Historia absurde! Presidenti e bleu që të fuste djalin e vet si futbollist, është 126 kile dhe merr topin për gjithçka

Një histori absurde vjen nga klubi i ligës së dytë në Kinë, ZB Cuju. Presidenti që e ka marrë këtë skuadër e kishte të gjithë qëllimin e tij për të futur djalin e vet si futbollist. Bëhet fjalë për He Xinhua, lojtar 35-vjeçar. Ai peshon 126 kile dhe e nis çdo ndeshje si titullar duke luajtur në majën e sulmit.

Vlera sipas “Transfermarkt” është 10 mijë euro, ndërsa asnjëherë ky lojtar nuk mund të hiqet nga fusha e blertë. Gjithashtu i merr të gjitha ekzekutimet përsipër pasi dëshiron protagonizmin nga goditjet e këndit dhe ato të dënimit. Sa e suksesshme është kjo formulë e tregon më së miri fakti se skuadra në fjalë ka vetëm një pikë të fituar pas pesë ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e fundit me vetëm dy gola të shënuara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online