Trajneri që solli Kumbullën te Roma ndodhej në Kiev gjatë sul.meve të Rusisë: Më duhej të ikja nga ata njerëz heroik, Ukraina e ka fituar luf.tën

Trajneri që solli Marash Kumbullën te Roma, Paulo Fonesca ndodhej në Kiev teksa Rusia nisi që të p.ushtonte territorin e Ukrainës. Tekniku arriti të largohej vetëm një ditë më parë dhe u kthye në Portugali falë ndihmës së madhe që i erdhi nga Ambasada. Në deklaratën e tij për media, tërësisht i çliruar, Fonesca është shprehur se Ukraina ka fituar tanimë.

“Faleminderit ambasadës portugeze që na ndihmoi të kalojmë kufirin, dhe veçanërisht Presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes, i cili kontaktoi me Presidentin e Federatës së Futbollit të Ukrainës dhe luajti një rol kyç në lehtësimin e kalimit të kufirit.

Kam emocione të përziera. Nga njëra anë arrita të sjell familjen këtu, por nga ana tjetër, lamë pothuajse gjithçka në Ukrainë. Ndërsa isha në Kiev, nuk pashë asnjë tank rus, por ishim në një strehë. Më e keqja nisi kur ne shkuam.

Njerëzit po vuajnë, por po lufto.jnë për atdheun e tyre. Dhe sot mësova se janë të panumërt njerëz që duan të shkojnë në ushtri. Prandaj, në këtë moment, ukrainasit tashmë e kanë fituar këtë lu.ftë. Kemi shumë miq që kanë aplikuar për të mbrojtur Ukrainën, mirë, por ukrainasit janë ata në vijën e parë.

Sigurisht që kam në plan të kthehem në Ukrainë, ishte një lehtësim për mua dhe familjen time, por më duhej të largohesha nga ata njerëz që luftojnë heroikisht. Ndihem i lehtësuar për veten dhe familjen time, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar”, tha Fonesca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online