Trajneri Osmani: Shkëndija e meritoi, sukses që na motivon për Salcburgun

Barazimi pa gola në Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit mjaftoi. Shkëndija u kualifikua për herë të parë në histori në turin e tretë të Champions League dhe tashmë ëndërron. Vendimtar ishte goli i Ibraimit në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, me trajnerin Qatip Osmani që vlerësoi paraqitjet e ekipit të tij. Sipas teknikut kuqezi kuqezinjtë e merituan kualifikimin, ndërsa kalimi i një kundërshtari shumë cilësor si Sherifi i jep besim ekipit për vazhdimësinë.

KUALIFIKIMI – “Urime lojtarëve për lojën që bën dhe për angazhimin. Edhe pse u orientuam më tepër në fazën mbrojtëse, Shkëndija e meritoi të luajë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve”.

RIVALËT – “Është hera e tretë që luaj ndeshje në Moldavi, ku më parë jam ndeshur me Daçian dhe tashmë me Sherifin. Në fillim drejtoja Renovën dhe kur u ndesha me Daçian, në atë periudhë ata kishin një ekip më cilësor krahasuar me vitin pasardhës, kur u përballa ndaj tyre me Shkëndijën. Përsa i takon Sherif Tiraspolit, prej infrastrukturës që ka shihet qartë se çfarë klubi është. Kanë skuadrës mjaft kualitative. Gëzimi ynë është edhe më i madh që mundëm një skuadër si Sherifi”.

STRATEGJIA – “Sigurisht që ndeshja në Tiraspol ishtë më e vështirë. Ne u përqendruam në aspektin mbrojtës dhe provuam ti godisnim kundërshtarët me kundërsulme. Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë na dha atë avantazh minimal që na nevojitej dhe ia dolëm të kualifikohemi. Fakti që kaluam një rival si Sherif Tiraspolin na rrit vetëbesimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online