Lugano është shumë pranë arritjes së një objektivi historik duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League. Ekipit nga territori italisht-folës i Zvicrës i mjafton fitorja ndaj një Ksamaksi të pamotivuar për të siguruar biletën evropiane.
Në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm, trajneri i Luganos, Fabio Çelestini, diskutoi mbi sulmuesin shqiptar Armando Sadiku, i cili do të rikthehet titullar në ndeshjen finale të këtij sezoni si pasojë e pezullimit të sulmuesi suedez Aleksandër Gerndt.
“Shpresoj të tregojë një paraqitje të mirë. Kur Bazelit na ndihmoi shumë. Dua ta shikoj sërish të lojtar. Kam një raport shumë të mirë me Armandn. Ai erdhi këtu për të na çuar në Europa League. Personat jashtë klubit prisnin shumë, por ne e dinim që vinte pas një dëmtimi të rëndë dhe do i duhej kohë, mund të lërë shenjë në këtë fund sezoni”, tha Çelestini.