Trajneri i Volfsburgut “ngre në qiell” Rexhbecajn: Çfarë zhvillimi, është shembull!

Mesfushori shqiptar Elvis Rexhbebaj ka fituar tashmë një vend titullari te skuadra e Volfsburgut. Futbollisti prizrenas ka qenë prej më shumë se dy vitesh pjesë e skuadrës së parë, por në fillim nuk e pati të lehtë të përballonte konkurrencën në një ekip të nivelit të “ujqërve”.

Së fundmi, talenti 21-vjeçar ka marrë elozhet e trajnerit Bruno Labadia, që e ka cilësuar atë si një shembull për të gjithë të rinjtë e akademisë. Sipas Labadias, Rexhebecaj ka treguar se falë punës mund të arrish atë çka dëshiron.

 

“Rexhbecaj është pjesë kryesore e skuadrës prej më shumë se një viti. Kam dëgjuar se në fillim shumë vetë nuk e konsideronin atë si një talent të elitës, por tani mund ta shikoni se çfarë zhvillimi të madh ka treguar ai në lojën e tij”

“Nuk është aspak  e lehtë të fitosh një vend në formacion. Ka shumë lojtarë që nuk e shfrytëzojnë siç duhet talentin e tyre. Këtu qëndron gjithë çështja. Duhet të punosh me talentin që ke. Rexhbecaj e ka bërë këtë gjë dhe është një shembull për të gjithë lojtarët e akademisë së Volfsburgut”, përfundoi tekniku gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *