Trajneri i ri, Kievo gjen pasardhësin e Venturës

Xhanpiero Ventura qëndroi vetëm katër ndeshje në krye të Kievos, ku regjistroi tre humbje dhe një barazim. Pikërisht pas pikës së parë të marrë në barazimin 2-2 kundër Bolonjës, ish-trajneri i Italisë dha dorëheqjen nga veronezët e vegjël.

Kievo gjendet në një nga situatat më të vështira të viteve të fundit, pasi ndodhet në vendin e fundit me… zero pikë. Ekipi numëron tre barazime dhe nëntë humbje, ndërsa e nisi kampionatin me -3 pikë.

Di Karlo

Drejtuesit e klubit nuk kanë vonuar dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Ai është Domeniko Di Karlo, i cili ka gjetur akordin për t’u liruar nga klubi i Novarës. Presidenti Kampedeli i ka ofruar një kontratë 6 mujore, me një premio ekonomike , nëse ia del të shpëtojë ekipin.

Di Karlo është gati për të nisur sfidën me qëllimin për të shpëtuar Kievon, ndërsa ai e njeh mirë ambientin, sepse ka punuar gjatë viteve 2008-2010 dhe një periudhë në sezonin 2011-2012 në stolin e ekipit veronez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *