Trajneri i ri, e ardhmja dhe Kupa: Rexhinaldo i prek të gjitha

Kukësi do të përplaset nesër me Skënderbeun për të diskutuar aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në kuadër të takimit, për mediat ka folur sulmuesi Rexhinaldo. Mozambikasi ka diskutuar mbi ndeshjen, të ardhmen e tij, por edhe për trajnerin e ri e partneritetin me Vasil Shkurtajn.

KUKËSI – “Kam luajtur me Luftëtarin, me pas me Laçin dhe tani jam në një ndër ekipet më të mëdha në Shqipëri. Kukësi do të fitojë gjithçka, por tani titulli është i vështirë, ndaj duhet të përqendrohemi sidomos te kupa.”

ARDHJA E TRAJNERIT TË RI – “Jam i lumtur, mentaliteti ka ndryshuar dhe skuadra është shumë kompakte. Trajneri flet shumë me ne, çdo lojtar po jep maksimumin e vet dhe jemi t e kënaqur.”

RINOVIMI – “Së pari duhet të mendojmë për Kupën, duam sukses dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen.”

GOLAT – “Shënova më shumë vjet, por ndihem mirë, po mundohem të jap maksimumin dhe duam Kupën.”

SHKURTAJ – “Futbolli është garë, secili mundohet të japë maksimumin dhe duam fitore, duke ndihmuar gjithë ekipin, nuk ka rëndësi kush pason e kush shënon. Rëndësi ka të fitojë Kukësi.”

SKËNDERBEU – “Ekip i fortë, dihet, por unë dua të fitoj diçka në Shqipëri dhe trajneri është fitues, ndaj do të japim maksimumin.”

GOLI ME KUKËSIN VJET – “Unë jap maksimumin për çdo ekip ku luaj, tani jam i Kukësit dhe dua të bëj të njëjtën gjë, duke shpresuar këtë radhë ta fitojmë trofeun.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online