Trajneri i pestë që i drejton në pak kohë, Apolonia merr ish-teknikun e Kukësin dhe në luftë me të pamundurën

Kthimi i Apolonisë në elitën e futbollit shqiptar është pritur me shumë entuziazëm për shkakun se ka pasur shumë emra futbollistësh që kanë dalë nga kjo skuadër dhe kanë përparuar në karrierën e tyre. Megjithatë deri në javën e dhjetë të kampionatit, skuadra në fjalë nuk po bind aspak me rezultatet. Kjo ka sjellë edhe një tymnajë të madhe mes shumë figurave që e kanë drejtuar Apoloninë në të paktën një ndeshje, brenda një kohe fare të shkurtër.

Fillimisht në stol u ul italiani Colella, për të vazhduar me Cocllin që erdhi si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të italianit. Së fundmi skuadra u drejtua nga Borova që është përgjegjësi i akademisë, pa harruar këtu edhe Artan Mërgjyshin që bëri përgatitjet përpara sezonit të ri në Superiore, por u njoh me largimin e tij teksa priste nisjen e kampionatit. Ndërkohë Apolonia ka mbyllur marrëveshjen me ish-trajnerin e Kukësit, Artim Shaqirin.

Këto ndërrime të shpeshta nuk i bëjnë aspak mirë një ekipi që është në luftë me të pamundurën, duke ditur se konkurrenca është shumë e madhe këtë vit në Superiore dhe pjesa dërrmuese e ekipeve pretendojnë pozicionet e sipërme të tabelës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online