Video që po bën jehonën e momentit, festoi para kohe për fitoren dhe përfundon i treti nga mendjemadhësia

Mesazhe të bukura vijnë shpeshherë nga sporti, për t’u shndërruar në leksionet më të mira. “Asnjëherë mos festoni përpara kohe”. E nëse kërkoni një arsye specifike, rasti i ndodhur në garat me motorë në Brazil e jep shpjegimin më të mirë.

Piloti Andre Verisimo ishte në vendin e parë dhe teksa gjendej në vijën e drejtë duke u afruar me përfundimin e garës, hodhi vështrimin mbrapa që t’i shihte rivalët. Atje nuk pa askënd dhe me mendjemadhësinë nisi të dhuronte spektakël, duke festuar përpara kohe.

Por festa do t’i prishej shpejtë pasi ishin dy rivalët Osvaldo Filho dhe Marcelo Scaff që erdhën me shpejtësi të madhe për ta parakaluar. Pavarësisht tentativës së Verisimo për ta rimarrë garën me seriozitetin e duhur, nuk arriti që të merrte më tepër sesa vendin e tretë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online