Nuk ka Krishtlindje/ Plas te Lacio, presidenti Lotito akuzon edhe Taren për shkakun e Muriqit

Nga Klaudio Ndreca

Kudo festohet në këto ditë për Krishtlindjet dhe afrimit të vitit të ri, por te Lacio është tërësisht një ambient tjetër. “Festa” është fjala e fundit që bie ndërmend me një president “të tërbuar” si Lotito.

Arritja në “Champions League” dhe dalja përtej grupeve nuk e ngushëllon aspak kreun e lacialëve, që nuk po bindet për asgjë për mënyrën sesi po ecën skuadra. Fundja edhe vetë kualifikimi nga grupet e “Champions League” erdhi mes një drame që mund të evitohej fare thjeshtë dhe te Lacio duhet të puthin shumë herë traversën që i shpëtoi në minutat e fundit ndaj Club Brugge.

Në fakt mërzitja e Lotitos veçanërisht me trajnerin Inzagi filloi kohë më parë. Pikërisht në momentin kur u hap futbolli pasi stadiumeve i ishte vënë “dryni” për shkakun e pandemisë. Në ato kohë në Itali po luftohej për interesa personalë dhe gjithkush kërkonte të përfitonte nga situata.

Shumë herë u shtrua teza për mbylljen e kampionatit në mënyrë të parakohshme, por deri në atë moment Lacio ishte “i pathyeshëm” dhe shumë pranë ëndrrës për titullin kampion, duke konkurruar denjësisht Juventusin.

Lotito luftoi kundër të gjithëve dhe duke dëmtuar edhe imazhin e tij në publik pasi kërkonte me çdo kusht nisjen e kampionatit në një moment që vetëm për futboll nuk mund të flitej. E kur gjithçka rifilloj, Lacio ishte tjetërsuar dhe kishte një fytyrë të re që nuk i ngjasonte aspak të parës.

Humbje radhazi ndaj ekipeve më modeste dhe që në fund llogaritë ishin për t’u kualifikuar në “Champions League”, pasi me titullin nuk kishte më asnjë pretendim të vetëm. E vazhduar kjo edhe me luhatjet e mëdha që ka pasur Lacio në këtë sezon, Lotito po mendon shkarkimin e Inzagit.

Por jo vetëm kaq, media e njohur italiane “Cittaceleste” raporton se Lotito po akuzon Igli Taren për transferimet që ka bërë dhe në rastin më të freskët, Vedat Muriqi. Ky i fundit u ble për 20 milionë euro dhe nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm në Seria A.

Pritja ka marrë fund dhe durimi është sosur, arsyetimet për dëmtimet dhe prekje nga pandemia nuk mund ta shpëtojnë Taren nga shpjegimi për arsyen e kësaj blerje. Muriqi u aktivizua që nga minuta e 32 kundër Milanit, por nuk ishte i aftë thuajse për asnjë moment që të vendoste në rrezik portën kundërshtare. E në në një informacion ekskluziv që transmeton “Cittaceleste”, tërbimi i Lotitos është hedhur edhe mbi Taren.

“Në këto dhjetë vite, Igli Tare si drejtor sportiv ka bërë shumë gjetje, por edhe po aq transferime të dështuara. Thjesht mendoni për 12 milionët që shpenzoi vetëm një vit e gjysmë më parë për Denis Vavro. Qendra sllovake erdhi nga Kopengaheni, por niveli i tij ishte shumë poshtë parashikimeve. E njëjta gjë vlen edhe për Vedat Muriqin që u pagua për 20 milionë euro. Dje kundër Milanit luajti një pjesë të madhe të ndeshjes. Megjithatë prova e tij ishte e pamjaftueshme. E për këtë arsye tërbimi i Lotitos është hedhur te anëtarët e stafit të tij më të afërt, edhe te Igli Tare për disa transferime të papërshtatshme”, shkruhet në artikullin e “Cittaceleste”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online