Trajneri i Ferencvarosh detyrohet të mashtrojë për Myrto Uzunin, skema për t’i shpëtuar idiotësisë së Hungarisë,

Myrto Uzuni do të realizonte ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në “Champions League”, teksa do të mbërrinte kaq larg me Ferencvaroshin. Sulmuesi do të vinte te Kombëtarja dhe ku kishte gjithë vëmendjen si lojtari më në formë, por do të largohej për shkakun e një dëmtimi.

Teksa po rikthehej dhe përgatitej për Barcelonën, vjen lajmi që Uzuni nuk dëshironte. Myrto u infektua me Koronavirus dhe kjo është shpërndarë gjerësisht nga mediat shqiptare. Një pasqyrim që në fakt mund t’i hapi shumë telashe tanimë sulmuesit kuqezi, pasi te Ferencvaroshi ishin duke menduar një skemë për t’i shpëtuar dënimit dhe që do të ishte më e mira për Uzunin.

Për ta thënë më thjeshtë, në Hungari ekziston një ligj i pakuptimtë atje ku çdo lojtar që rezulton pozitiv me Koronavirus, duhet që të qëndrojë për 1 muaj larg fushave të blertë. Ndërkohë që organizata botërore shëndetësore e ka përcaktuar 14 ditëshin mëse të mjaftueshëm nëse merret përgjigja e dytë negative.

Ashtu siç do të ndodhte edhe me Zlatan Ibrahimoviç që do të kthehej dhe do të vendoste derbin kundër Interit, pasi mposhti në fillim pandeminë. E pikërisht për këtë arsye ekipi hungarez nuk ka bërë asnjë publikim zyrtar se Myrto Uzuni është infektuar me Koronavirus.

Në Hungari mendojnë që ta fshehin këtë çështje në mënyrë që pas daljes së testit negativ, sulmuesi shqiptar të rikthehet menjëherë në fushë. Kjo u kuptua më së miri në fjalët e trajnerit të Ferencvarosh pas ndeshjes, Rebov, i cili u shpreh: “Uzuni ka munguar në ditën e sotme(dje) pasi është i dëmtuar. Ne urojmë që të kthehet sa më shpejtë”. Në këtë mënyrë lojtarit kuqezi nuk do t’i ikin edhe dy ndeshje të tjera nga “Championsi”, por mund të kthehet kundër Juventusit dhe të humbasi vetëm Dinamon e Kievit. /Liku Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online