Mesfushori impresionon Solskjaerin ndaj PSG-së, trajneri zbulon faktin e veçantë: Luajti me një sy në pjesën e parë

Mançester Junajtid mori një fitore 1-2 në transfertën e vështirë kundër PSG-së. Markus Rashford ishte ai që ngjiti në triumf “djajtë e kuq” me atë gol në minutat e fundit të përballjes. Por ajo që i ka bërë më tepër përshtypje dhe që ka impresionuar trajnerin Solskjaer ishte diçka tjetër.

Mesfushorit skocez, MekTominej, i është dashur të luajë përgjatë 45 minutave të para pa lenten e tij të kontaktit, e cila i kishte humbur. Ky fakt ka lënë të befasuar teknikun norvegjez, që nuk nguron ta ndajë me të gjithë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke thënë se lojtari i tij ka luajtur me një sy në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 0-1 për Mançester Junajtid.

“MekTominej luajti pjesën e parë me një sy. Kjo ishte gjëja më impresionuese, sepse humbi lenten e tij të kontaktit. Ajo ishte impresionuese”, ka thënë Ole Solskjaer në konferencë për shtyp pas ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online