Trajneri i Egnatias e ka me arbitrin: Penalltia ishte e saktë! Mos na trajtoni si të vegjël, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë arbitrin

0

Egnatia po vazhdon të tregojë se në shtëpi është një fortesë e fortë dhe do të jetë e vështirë për shumë ekipe që të dalin me pikë. Teuta ia ka dalë të fitojë në këtë transfertë, por vetëm falë 11-metërshit që u kthye në gol nga Kallaku në minutën e 77. Puja duhej të bënte vetëm dy ndërhyrje në pjesën e parë, ndërsa në të dytën po kthehej në spektator.

Nga krahu tjetër rastet kanë qenë të shumta për Egnatian që të shënonte, teksa goditja e Pedros është ndalur nga Qirko dhe për pak te durrsakët do të shënohej autogoli i Selmanit, por topi ishte në krahun e Teutës duke shkuar jashtë portës. Ndërkohë edhe Laçi arriti që të merrte fitoren ndaj Kastriotit në shifrat 0-1 falë realizimit të Mazrekaj, për të arkivuar fitoren e parë në Superiore. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Noka: “Ishte një moment shumë i vështirë dhe u mundova që të ishim si në pjesën e Europës. U ktheva në këshillat dhe skemat e Duros. Punuam shumë dhe me këshillat e Duros dhe arrita që ta kthej ekipin ashtu siç duhet. Kishim më shumë ngërc psikologjik. Laçi për titull? Është herë për të folur. Nuk kemi nevojë për lojtarë, kishim vetëm problem psikologjik”.

Martini: “Kemi folur me lojtarët se duhej të ktheheshim te rezultati pozitiv. Nuk kemi bërë lojë të mirë, por me rëndësi janë tre pikët. Jemi rritur, kemi fituar siguri. Nuk arritëm të dalim si duhej dhe nuk ishim konkret në pasimin e fundit. Duhej të ishim të kujdesshëm dhe të mos pësonim. E kishim lojën në kontroll, përveç atyre rasteve me goditje standarte nga Egnatia. Me Tiranën kemi pësuar gola elementare”.

Magani: “Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen më herët. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndërsa në të dytën ishim shumë më mirë se kundërshtari. Në momentin tonë më të mirë jemi ndëshkuar pasi nëse nuk shënon, do të pësosh. Një gabim kemi bërë dhe u ndëshkuam. Arbitri? Penalltia ishte e saktë, por në pjesën tjetër ka qenë nën nivel. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë më parë këtë arbitër që të gjykojë në Superiore. Nuk po them se vendosi ndeshjen, por na ndaloi ritmin. Nuk duhet të na trajtoni si të vegjël”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.