Ajaksi i Amsterdamit kreu një ndeshje të madhe, duke dominuar një ekip si Juventusi. Rezultati i takimit nuk i ka pëlqyer trajnerit të Ajaksit, Erik Ten Hag, i cili nuk fshehu keqardhjen për faktin se loja e mirë e skuadrës së tij u përkthye në këtë rezultat, që nuk i jep shumë shanse për të kaluar në fazën tjetër.
“Nëse luan në shtëpi nuk shpreson që ndeshja të mbarojë 1 – 1, por ky është rezultati. Herën e fundit humbëm 2 – 1. Juventusi hoqi keq me ne. Kishim kontrollin e topit dhe krijuam disa shanse të mira falë lojtarëve si Zijek dhe Doni van de Beek”.
“Nuk u dhamë shumë shanse, përjashto disa gabime të vogla, një i tillë na kushtoi dhe golin. Nuk kemi luksin të bëjmë ato lloj gabimesh. Në pushimin e pjesës së parë, u thashë lojtarëve se duhet t’i vendosnim në presionin dhe ata do të fillonin të bënim gabime. Krijuam shumë mundësi pasi ushtruam presion siç duhej.”
Trajneri i skuadrës holandeze komplimentoi 19-vjeçarin Jurgen Ekelenkamp, i cili debutoi gjatë ndeshjes së sotme në Champions League: “Lase Shëne s’mund të vazhdonte dhe besova tek ai. Në fushë pashë një lojtar që mund të luajë si barabartë ndaj lojtarëve si Bentakur dhe Pjaniç. Mund të ecë me topin dhe ta çojë ekipin përpara. Në një moment iu afrua shumë pranë golit. Kreu një faull taktik ndaj Ronaldos që ishte shumë i rëndësishëm, pasi Juventusi sapo kishte nisur kundërsulmi”, përfundoi Ten Hag”.
https://twitter.com/wlaatje/status/1116082488219262977