“Trajneri duhet të shoh veten në pasqyrë”, rrëfimi i Gegës: Nuk vesh tuta të tjera për këtë sezon

Skënder Gega, një trajner me vlera të mëdha që ka formimin që e bën të dallojë mes të tjerëve në futbollin shqiptar. Largimi do të vinte nga Kukësi pas problemeve shëndetësore dhe kur rezultatet nuk ishin ato që priteshin, për të hapur rrugën dhe që të merrte përsipër përgjegjësitë e gabimeve, për t’i mos shpërndarë në shpatullat e lojtarëve.

“Trajneri duhet ta shohi veten në pasqyrë”. Kështu është shprehur Gega në intervistën për “Supersport” e cila nis me arsyen e largimit nga Kukësi, për të vazhduar me ecurinë e kampionatit shqiptar dhe për ta përmbyllur me ofertat e tjera. Trajneri është shprehur se ka pasur kërkesa nga disa klube që të marri drejtimin e tyre, por nuk mund ta bëjë për faktin se nuk do të ishte profesionale pas largimit nga Kukësi.

“Projekti që mu afrua te Kukësi ishte shumë serioz, ambicioz. Safet Gjici ka shumë ambicie dhe prandaj e kam pranuar. Por krahasuar me ekipin e Kupave të Europës ka ndryshuar thuajse 99% e organikës. Gjithsesi ishte aventurë që më la përshtypje të mira. Rezultatet negative dhe pozitive janë pjesë e punës së trajnerit. Në cdo moment trajneri duhet ta shoh veten në pasqyrë për të parë situatën. Është shumë e lehtë që të shpërndash përgjegjësinë, te portieri, te lojtari, te ai që nuk shënon. Por unë kështu jam i ndërtuar dhe lideri është ai që merr përgjegjësinë mbi vete. Nuk kisha asnjë presion nga klubi, nga Gjici, përkundrazi, më kanë mbështetur. Gjithsesi unë i shoh gjërat ndryshe si trajner.

Çdo kampionat ka vecorinë e saj, është shumë i ngjeshur. Për fat të mirë dhe për të mirë të futbollit, Shkodra është aty ku e meriton, ka ardhur me meritë në vendin e parë. Megjithatë ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, duhet parë sesi do e menaxhojë situatën.

Ndryshimet mes Gjicit dhe Demit? Sigurisht që janë ndryshe, se janë dy persona të ndryshëm. Por unë me të dy kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Demi ka folur vetë për periudhën që kemi kaluar. Gjici më garantoi gjatë periudhës që unë isha i shtruar në spital se gjithçka do të niste nga fillimi dhe qëndroi shumë afër meje. Madje insistoi që të mos largohesha nga Kukësi. Shpresoj se do të marrë frytet e investimeve të mëdha që ka bërë.

Ka pasur kontakte nga klube të caktuara gjatë kësaj kohe, por unë u largova vetë nga Kukësi dhe nuk do të ishte profesionale që të shkoja në një tjetër skuadër gjatë kësaj kohe. Nuk mund të vesh tutat e një klubi tjetër, të paktën jo për këtë sezon”, tha Gega.

Pra e ardhmja për të qenë në krye të një ekipi mund të presë, por ndërkohë është vendosur në zbatim dëshira e madhe për të punuar me akademinë. Gega ka nisur projektin e “Read Eagle Soccer Academy” atje ku do të përgatis grupmoshat dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Kam punuar shumë vite në akademi. Ishte ëndërr, madje edhe ëndërr e familjes sime për të investuar në Shqipëri në sport, për të ngritur një akademi. Në vendin tonë nuk do të mungojnë talentet, pavarësisht pjesës ekonomike. Në maj presim që të filloj projekti dhe do të mundohem që të jap maksimumin”, u shpreh Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online