“Më quajnë si fëmijë të llastuar”, Nejmar “qan largimin nga futbolli”: Më bën të ndihem i keq

Neymar u dëmtua ditën e djeshme ndaj Caen dhe do të humbë kështu mundësinë për të luajtur ndaj Barcelonën në Champions League. Braziliani u shpreh mjaft i zhgënjyer për këtë dëmtim dhe këtë e ka shprehur në një mesazh në rrjetin social Instagram. Ai u shpreh mjaft i mërzitur që do të jetë larg fushave dhe do t’i mohohet e vetmja gjë që do më shumë në jetë, të luajë futboll.

“Mërzitja është e madhe, dhimbja është e fortë dhe e qara është e vazhdueshme. Edhe njëherë do të ndaloj së bëri atë që dua më shumë në jetë, të luaj futboll. Ndonjëherë mërzitem me mënyrën sesi luaj futboll, pasi dribloj shumë dhe përfundoj duke u vrarë keqazi. Nuk e di nëse e kam problemin unë, apo ajo që bëj në fushë… vërtet më mërzit. Më bën të ndihem shumë keq kur dëgjoj një komentator, trajner apo lojtar që thonë “ai duhet gjuajtur”, “i llastuar”, “fëmijë i llastuar”. Nuk e di sesa do vazhdojë dhimbja, por dua të kthehem menjëherë të luaj”- ishte statusi i Neymar në Instagram.

Neymar e ka shprehur qartazi se e acarojnë etiketimet që i bëjnë profesionistët të cilët e akuzojnë se simulon apo “qan” në fushën e lojës. Gjithashtu braziliani u shpreh i inatosur që si pasojë e driblimeve të shumta që ai bën në ndeshje, përfundon shpesh i vrarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online