“Trajner, ta ngadalësojmë pak stërvitjen”! Allegri acarohet keq me Paulo Dybala-n: Nga gjithë këta lojtarë, pikërisht ti duhet të ma thuash?

Allegri nuk mund të mbajë dot qetësinë në stërvitje pas eliminimit të Juventusit kundër Vijareal në Champions League. Sipas Gazzetta dello Sport, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala i kanë kërkuar trajnerit që të ngadalësojë pak ritmin e stërvitjes. Kjo e zemëroi Allegrin, i cili e qortoi ashpër Dybala-n: “Nga të gjithë lojtarët, Paulo, t’i duhet të ma bëjë një kërkesë të tillë?”, i është kthyer Allegri.

Dybala po kalon një periudhë shumë të vështirë. Kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të sezonit dhe përshtypja është se asnjëra palë nuk ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit. Negociatat për një nënshkrim të mundshëm do të zhvillohen javën e ardhshme dhe Juventusi i ka thënë qartë argjentinasit dhe menaxherit të tij se do të zhvillohen sipas rregullave të përcaktuara nga kampionët e shumëfishtë të Italisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online