Allegri nuk mund të mbajë dot qetësinë në stërvitje pas eliminimit të Juventusit kundër Vijareal në Champions League. Sipas Gazzetta dello Sport, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala i kanë kërkuar trajnerit që të ngadalësojë pak ritmin e stërvitjes. Kjo e zemëroi Allegrin, i cili e qortoi ashpër Dybala-n: “Nga të gjithë lojtarët, Paulo, t’i duhet të ma bëjë një kërkesë të tillë?”, i është kthyer Allegri.
Dybala po kalon një periudhë shumë të vështirë. Kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të sezonit dhe përshtypja është se asnjëra palë nuk ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit. Negociatat për një nënshkrim të mundshëm do të zhvillohen javën e ardhshme dhe Juventusi i ka thënë qartë argjentinasit dhe menaxherit të tij se do të zhvillohen sipas rregullave të përcaktuara nga kampionët e shumëfishtë të Italisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/