“Trajner, sa herë ke fituar në Camp Nou?”, zbulohet biseda e Mbape me Pochetino para ndeshjes

Kilian Mbape i kishte premtuar trajnerit të PSG-së, Pochetino, fitoren e dytë në karrierën e tij si teknik, për të dalë me sukses nga “Camp Nou”. Më herët Pochetino kishte triumfuar vetëm në një rast, ndërsa në përballjet e tjera i është falur fuqisë së katalanasve.

Pavarësisht mungesës së Nejmar, PSG arriti që të fitonte në shifrat 1-4 kundër Barcelonës pas tripletës së Mbape. Ylli francez tregoi aftësitë e tij dhe se është një prej lojtarëve më të mirë në botë, duke u bazuar në formën momentale.

Pas fitores ndaj Barcelonës, Pochetino ka treguar edhe bisedën që kishte bërë me Mbapen: “Dje në stërvitje, Mbape erdhi dhe më tha: “Trajner, sa herë ke fituar në Camp Nou?”. Kisha fituar vetëm në një rast. “Nesër do të jetë hera e dytë që do të fitosh”. Këtë më tha Mbape dhe e tregoi se është një lojtar i madh”, u shpreh trajneri i PSG-së në konferencën për shtyp. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online