VIDEO/ Stadiumi i boshatisur i tradhëton, Pique-Griezman shajnë njëri-tjetrin në fushë

Me mungesën e tifozëve, futbollistët e vuajnë dy herë më shumë gjithë këtë situatë të pazakontë që po kalohet për shkakun e pandemisë. Pikësëpari pasi u mungon energjia që vinte nga shkallët e stadiumit, ndërsa në krahun tjetër dalin tërësisht të zbuluar me sharjet e thëna gjatë ndeshjes në gjaknxehtësi.

Kjo ndodhi edhe në përballjen mes Barcelonës dhe PSG-së. Kur rezultati ishte në shifrat 1-1, në minutën e 30, Pique ka nisur që të qortojë shokët e skuadrës duke i kërkuar që të mbanin më tepër topin. Duke ndierë shëmbjen e mbrojtjes pasi kundërshtari po i sulmonte shumë herë, mbrojtësi kërkonte zgjimin e lojtarëve të tjerë. Por Griezman nuk e ka pritur aspak mirë tonin e lartë dhe mes lojtarëve janë shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin duke i kaluar caqet pasi është prekur edhe mamaja e secilit prej futbollistëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online