Trajner nga Beogradi për Apoloninë, zbulohet emri

Klubi i Apolonisë e ka gjetur trajnerin e ri. Skuadra fierake do të zyrtarizojë në krye të pankinës teknikun Rade Miliç. Burime të “SportEkspres.com” pranë klubit të Apolonisë zbulojnë se trajneri serb do të marrë drejtimin e skuadrës.

Miliç do të jetë trajneri i dytë i huaj në Kategorinë e Parë, pas Dovedan që mori drejtimin e Bylisit. Skuadra e Apolonisë ka nisur revolucionin dhe objektivi primar është vetëm ngjitja në Superiore.

Në drejtim të Apolonisë, e nisi tekniku Marjol Miho, i cili u largua pas humbjes në shtëpi me Elbasanin. Javën e 14-të, skuadra fierake u drejtua nga Mariglen Kule, edhe me këtë të fundit që u largua nga kreu i pankinës.

Trajneri Miliç do të vizitojë ambientet e klubit fierak nesër, aty ku edhe pritet të firmosë kontratën dhe të zyrtarizohet. Në të kaluarën, Rade Miliç ka drejtuar skuadrën e moshave të Rad Beograd në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *