Klaudio Ranieri e ka shkruar emrin në historinë e Lesterit, teksa arriti të fitonte titullin në Premier League. Me arritjen e bërë normalisht që ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve. Gjithsesi dy prej tyre ndërmorën një nismë, por që nuk u finalizua sipas planit.
Dëshira e tyre ishte që të mblidhnin të ardhura për t’i ndërtuar një statujë Ranierit. Synimi ishte të grumbulloheshin minimalisht 10 mijë sterlina. E gjitha ka dështuar dhe shumë e mbledhur mund të konsiderohet edhe qesharake.
Nga peticioni i organizuar në internet u mblodhën vetëm 910 sterlina, çka bëri që nisma të dështonte. Gjithsesi vepra e Ranierit me lojtarët para dy sezonesh flet vetë.