Totenhemi kalon për vizitë në Tetovë, turi i tretë është një test i vështirë për Shkëndijën

Totenham Hotspurs ka arritur të kualifikohet në fazën e tretë të Europa Ligës, por çfarë vuajtje për anglezët. Në minutën e 71-të lojtari i Lokomotiv Plovdiv shënon në portën e Totenham, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pas pësimit këtij goli, Mourinho menjëherë aktivizoi Lucas Moura, për t’i dhënë freski krahut të sulmit. I ndihmuar dhe nga fati, pasi dy lojtarët e skuadrës bullgare u ndeshkuan me te kuq, djemtë e Mourinho arritën të përmbysnin shifrat në 1-2.

Në fazën e tretë anglezët do të bëjnë një udhëtim në Maqedoninë e Veriut, ku do të ndeshen me Shkëndijën e Tetovës, e cila u kualifikua ditën e sotme përballë Botosanit të Rumanisë. Ky do të jetë një test mjaft i vështirë për skuadrën shqiptare, duke njohur dhe diferencimet në kualitet të të dyja skuadrave. Megjithatë loja e sotme jo e mirë e zhvilluar nga Totenham, do t’i shërbejë Shkëndijës të rrisë më shumë besimin në kualifikimin në fazën Play-Off./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online