“Nuk mund t’i gjej dot fjalët“, Cungu i përhumbur nga eliminimi i befasishëm: Ishim shumë afër, minutat e fundit qëlluan tragjike

Laçi është eliminuar në mënyrë befasuese mbrëmjen e sotme nga Europa League. Dy gola në minutat shtesë bënë që krubinasit t’i japin lamtumirën këtij kompeticioni, pa arritur të provojnë shijen e turit të 3-të, ndaj të cilit ishin shumë afër. Në përfundim të takimit, Armando Cungu duket i përhumbur nga ky eliminim ,teksa mezi gjen fjalët të përshkruajë atë çfarë ndodhi në ato minuta të fundit, të cilat në intervistën e dhënë për “Supersport“ i quan si tragjike.

“Nuk mund t’i gjej dot fjalët në këto momente. Deri në minutën e 90 ishim në avantash, pavarësisht inferioritetit numerik. Ndoshta duhet të ishim pak më të kujdesshëm në ato momente sepse futbolli i tillë është. Nuk mund të parashikosh asgjë se në çfarë situatash do të ndeshesh, prandaj duhet të ishim më të vëmendshëm.

Unë si trajner i tyre nuk fajësoj asnjë lojtar. Megjithatë duhet t’i komplimetoj për lojën që kanë bërë. Futbolli nuk do të thotë që ti gjithmonë duhet ta superosh kundërshtarin në inferioritet numerik. Është shumë e vështirë të luash në inferioritet, sidomos ndaj ekipeve që kanë gjende fizike shumë të mirë sikurse skuadra izraelite. Kishim problemet tona fizike me lotarë të caktuar. Ndoshta i vlerësuam më shumë në pjesën e parë kundërshtarët. Kishim një stepje, nuk e di pse. Në pjesë ne dytë besuam më tepër, kishim qarkullim topi, krijuam situata dhe erdhi edhe goli.

Futbolli i tillë është. Nuk është fundi i botës. Dëshira ime dhe e djemve ishte të kalonim edhe nëj tur për të mirën e klubit, për të mirën e djemve, për të thyer një rekord, pra kishim shumë faktor dhe shumë pse për ta bërë diçka të tillë sonte. Ishim shumë afër, megjithatë fatkeqësisht qëlluan këto minuta të fundit tragjike“, ka deklaruar Armando Cungu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online