VIDEO/ Kualifikimi mbeti një ëndërr e bukur për Kukësin, Wolfsburgu nuk lë vend për surpriza

0

LIVE, Kukësi-Wolfsburg 0-2, Weghorst 22′, 74, La Croix 33′, Mehmedi 90′

Kualifikimi në turin e 3-të për Kukësin mbeti thjesht një ëndërr e bukur, pasi përballë një kundërshtari nga Bundesliga si Wolfsburg duhej një mbrëmje perfekte për tentuar mrekullinë. Pavarësisht deklaratave të presidentit Gjici, diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha dhe kjo u pasqyrua edhe në fushën e lojës.

Wolfsburgu nuk lë vend për surpriza në “Air Albania”. Një fitore e pastër 0-4 i jep gjermanëve kualifikimin më tej. Megjithatë verilindorët e patën shansin e tyre të artë, të cilin nuk e shfrytëzuan për të ndezur shpresat në këtë takim. Një penallti që nuk u përkthye në gol i hoqi nga duart skuadrës së Gegës mundësinë për të ngushtuar shifrat në 1-2 në pjesën e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.