Totenhem i cunguar, dy mungesa “big” ndaj Liverpulit

Totenhemi u mund ndeshjen e fundit nga Uotfordi, ndërkohë që përballet të shtunën me një tjetër ekip që ende nuk është mposhtur në Premier League. Përballë do të jetë Liverpuli i Jurgen Klop dhe do të jetë një ndeshje e vështirë.

Mauricio Poçetino për këtë sfidë nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarë titullarë, të cilët janë shumë të rëndësishëm. Portieri Hugo Loris nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të një dëmtimi.

Kampioni i botës do të qëndrojë jashtë për disa javë. Dëmtimi i pësuar ndaj Mançester Junajtid ka rezultuar i rëndë dhe tanimë Totenhemi duhet t’i bëjë llogaritë pa portierin kryesor.

Por “Spurs”-at nuk do të kenë të gatshëm as mesfushorin Dele Ali, i cili gjithashtu mungon për shkak një dëmtimi që ka pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren angleze.

Ishte trajneri  Mauricio Poçetino, i cili ma komentuar shkallën e dëmtimit të 22-vjeçarit, duke deklaruar se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës me Liverpulin, por rrezikon edhe takimin e Championsit me Interin: “Një fati i keq për Dele Alin dhe ne jemi mjaft të mërzitur, pasi ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Liverpulin. Po ashtu, ai mund të mungojë dhe në ndeshjen e Championsit me Interin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *