Totenhem-Dembele drejt divorcit, e ardhmja në Kinë

Totenhem e ka nisur këtë sezon jo në pritshmëritë e drejtuesve, teksa më shumë problem duket se është ecuria në Champions. Në kompeticionin evropian Spërsat kanë koleksionuar dy humbje në dy ndeshje dhe e shohin veten të rrezikuar për t’u eliminuar që në grupe.

Ekipi i drejtuar nga Poçetino ra në sy këtë merkato të verës, ku ishte i vetmi klub që nuk bëri asnjë afrim në skuadër. Një ndër mesfushorët më të rëndësishëm të “gjelave” është Musa Dembele, që njihet për forcën e tij dhe ekuilibrat që sjell në mesin e fushës.

Pikërisht mesfushori belg akoma nuk ka rinovuar me Totenhem dhe një gjë e tillë shihet shumë e vështirë të ndodhë deri në fund të sezonit, kohë kur lojtari do të jetë i lirë, pasi i mbaron kontrata me londinezët. Lidhur me këtë fakt, duket se 31-vjeçari belg po mendon një transferim në Kinë apo Lindjen e Mesme. Një transferim i tillë do t’i sillte dhe të ardhura marramendëse lojtarit të Totenhem, i cili u përfol dhe për një kalim tek Inter në merkaton e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online