Torres: Vuajta kur u largova, nuk besoja se Atletiko do arrinte kaq lart!

Fernando Torres është një legjendë e Atletikos së Madridit. Sulmuesi i famshëm debutoi me ekipin “colchoneros” në maj të vitit 2001, në moshën 17-vjeçare. Torres është sot 34 vjeç dhe pasi fitoi Ligën e Europës në sezonin e kaluar me Atletikon, vendosi të transferohej në Japoni te Sagan Tosu.

Spanjolli ka dhënë një rrëfim interesant për “Eurosport”, aty ku i rikthehet largimit nga ekipi i tij i zemrës në vitin 2007. El Ninjo u transferua në Premier Ligë te Liverpuli për shifrën e 20 milionë eurove.

Sulmuesi, i cili ka fituar gjithçka me Spanjën, duke shënuar në dy finalet e Europianëve 2008 dhe 2012, zbulon se vendimi për t’u larguar nga Atletiko ka qenë më i vështiri që ka marrë ndonjëherë.

Megjithatë, ai beson se ai vendim ishte pozitiv dhe për klubin madrilien, që është rritur shumë që nga ajo periudhë dhe sot është një nga ekipet më të forta në botë.

Largimi nga Atletiko te Liverpuli ka qenë një nga vendimet më të vështira që kam marrë. E ndjeja se ishte një problem për klubin që të arrinte në nivelin që është sot. Ata ishin gati të bënin gjithçka për mua. Nëse do të kërkoja një pjesë të fushës, do të ma kishin dhënë. Unë mund të kisha mbajtur për vete gjëra, që do të kishin dëmtuar klubin: më pak para për merkaton dhe një strukturë e organizuar keq. Nuk mund të organizosh gjithçka rreth një lojtari të vetëm, por gjithë skuadrës. Të gjithë duhet të përshtaten. Në atë periudhë klubi nuk kishte një plan. E ndjeja se duhet të largohesha dhe kjo gjë ishte dhe në të mirën e klubit“, përfundon Fernando Torres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online