Fernando Torres u transferua këtë verë në Japoni dhe ka nisur aventurën me ekipin e ri të Sagan Tosu. Përveç bomberit spanjoll, në futbollin japonez janë transferuar dhe Andres Iniesta e Lukas Podolski.
Në ndeshjen e fundit, ku Saga Tosu dhe Torres triumfuan përballë Uravës me rezultatin, 1-0, legjenda e Atletikos së Madridit ka bërë një gjest shumë të bukur.
Në një moment, 34-vjeçari i ka rrëmbyer topin brenda zonës, një mbrojtësi kundërshtar dhe i ka dhuruar shokut të skuadrës një asist të shkëlqyer. Ky i fundit me portën pothuajse të boshatisur dhe vetëm pak metra larg saj, ka bërë më të vështirën duke mos shënuar.
Lojtari japonez nuk i beson syve, por Torres afrohet dhe i jep një përqafim inkurajues. Të gjithë humbasin raste dhe loja vazhdon…. Duartrokitje për Fernandon.