Torino i mbyll derën Milanit për Belotin, por blofi…

Presidenti Urbano Kairo: “Galo largohet vetëm për 100 milionë. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Milani për momentin”

Me Alvaro Moratën që është larguar tek Çelsi dhe Obamejangun që duket se do të qëndrojë në Dortmund, të gjithë energjitë e drejtuesve të Milanit janë fokusuar te Andrea beloti. Sulmuesi i Torinos është bërë objektivi numër një në merkaton e kuqezinjve. Në Milano janë optimistë për arritjen e një marrëveshje me sulmuesin e kombëtares italiane. Mirëpo k qenë presidenti i Torinos, Urbano Kairo që ka frenuar entuziazmin e tifozëve të Milanit, duke deklaruar se nuk ka ndër mend të shesë Belotin. Ose më saktë, do të lejojë largimin e tij vetëm për një çmim që arrin në 100 milionë euro dhe që përkon me klauzolën e tij. Për më shumë presidenti i Torinos i ka lëshuar një “shigjëetë” Milanit, duke nënvizuar se kuqezinjtë kanë vendosur të bëjnë merkato në shtyp dhe jo të kontaktojnë drejtpërdrejt me Torinon.

Qëndrimi Kairos – “Nuk e di se çfarë të them për mIlanin dhe interesin që ka ky klub për Andrea Belotin, përderisa Milani nuk më ka kontaktuar. Asnjë prej drejtuesve të Milanit nuk ka folur me mua në lidhje me Belotin dhe kjo është e vërteta e parë. Kësaj i shtohen dhe fakte të tjera të rëndësishme. Kështu, unë nuk kam asnjë qëllim për të shitur lojtarin, nuk jemi një klub i falimentuar. Së dyti, vitin e ardhshëm është kampionati botëror dhe mendoj se Torino është një vitrinë mjaft e mirë për Galon për të shkëlqyer sërish.

Unë mund ta mbaj edhe një vit, pse jo dhe më shumë, pasi objektivi jonë është të shkojmë sa më lart dhe Beloti ëhstë shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Por nëse adresën e klubit vjen ndonjë ofertë nga jashtë Italisë dhe ndonjë klub është gati të paguajë 100 milionë eurot e klauzolës së Belotit, atëherë do të lija gjithçka në dorën e sulmuesit, nuk mund ta mbaja. Për momentin dua ta mbaj me çdo kusht, sepse kemi një kontratë dypalëshe të firmosur dhe duam ta përmbushim atë”- ka thënë presidenti i Torinos.

E megjithatë, e gjitha mund të jetë blofi i radhës ose fjalitë e rrethanave… Ashtu si ndodh sa herë përgatiet një transferim i madh…

3 gola në miqësore – Teksa emri i tij është në faqet e para të shtypit në Itali, Andrea Beloti e ka nisur mbarë sezonin e ri duke shënuar në një miqësore. Torino ka mundur Olginatezen në Bormio me shifrat 3-1 dhe “Galo” ka shënuar një nga 3 golat e skuadrës së drejtuar nga Sinisha Mihajloviç. Beloti ka çelur serinë e golave, më pas kanë vijuar dhe Boje dhe Iago Falke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online