Torasa, tashmë “vlonjat” edhe me letra

Edhe pse zyrtarizimi nga ana e klubit të Flamurtarit ishte bërë prej ditësh, sot në Vlorë ka “zbarkuar” dhe afrimi më i fundit i kuqezinjve. Agustin Torasa ka pozuar me fanellën e klubit vlonjat dhe duke nisur që nga nesër do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Një afrim me shumë vlerë për Flamurtarin, pasi Torasa i ka treguar cilësitë e tij në të shkuarën, kur ishte pjesë e Partizanit. Lojtari sapo ka mbërritur në Vlorë ka hedhur të zezën mbi të bardhë, i shoqëruar nga menaxheri i Agjencisë EFA Florin Biba, si dhe është prezantuar në faqen zyrtare të klubit dhe nesër do të niset për në Patra, ku kuqezinjtë po kryejnë fazën përgatitore.

Edhe këtë edicion vlonjatët do të pretendojnë kupat e Europës, çka e tregojnë afrimet e bëra këtë merkato, ku veç argjentinasit janë afruar dhe mbrojtësi Blerim Kotobelli, mesfushori Idriz Batha dhe portieri Enea Koliçi, ndërsa është paralajmëruar firma me brazilianin Elton Kale dhe po synohen edhe një qendërmbrojtës e një mesfushor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *