Agustin Torasa edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës ishte një lojtar që bëri mirë në ndeshjen ndaj Kukësit. Për “Supersport”, në emisionin “Gol pas Goli”, argjentinasi tregoi objektivat e skuadrës së tij, duke theksuar se edhe titulli mendohet në kampin e kuqezinjve.
Si ndihesh pas këtyre 10 javësh?
Ndihem mirë, nuk kam shënuar sot, por kam dhënë maksimumin. Nuk m’u krijua rasti për të gjetur rrugën e rrjetës, por bëra atë që më tha trajneri për të ndihmuar dhe në mbrojtje.
Deri kur mund të shkojë ky Flamurtar?
Objektivi ynë është të marrim pjesë në Europa League, E mendojmë dhe titullin, por jemi larg kreut. Objektivi i arritshëm është Europa League.
A e ka Flamurtari repartin e sulmit më të mirin në Superiore?
Nuk e di në jemi më të mirët në sulm. Kur fitojmë kemi më shumë mundësi të punojmë më të qetë, por ne punojmë që të jemi më të mirët.