Torasa: Nuk e di nëse kthehem në Shqipëri

I çuditshëm është futbolli, shumë madje! Pozicionet e futbollistëve dhe drejtuesve ndryshojnë me një të rrëshqitur këmbe. E nëse je në majën e Olimpit mund ta shohësh veten në piedestalin më të ulët vetëm me pak fjalë. “Mendoj se nuk shënon shumë”, – për 5 fjalë ndryshon në 360 gradë e ardhmja dhe fati i dikujt, ashtu si edhe ndryshon pozitivisht për dikë tjetër. “Atanda është interesant”, – kaq për të vendosur fatin e një tjetri.

Argjentinasi Agustin Torasa e di më mirë se kushdo tjetër këtë situatë. Shtatshkurtri ishte ndër lojtarët më të preferuar dhe të rëndësishëm te Partizanit, idhulli i tifozerisë së kuqe. Loja e tij e shpejtë, agresiviteti dhe spektakli në përdorimin e topit e bënin atë të veçantë. Me një fjalë, “i paprekshëm”. Me zyrtarizimin e Moxhit gjithçka ndryshoi dhe tashmë e ardhmja e tij është në dyshim. Nga Argjentina e largët nuk e di fillin e tij, pasi ka kontratë ekzistuese me të kuqtë, por nuk e di nëse bileta që preu kësaj radhe ishte pakthim. Këtë e deklaron edhe në një intervistë për “Sport Ekspres”.

TORASA – I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij dhe vazhdimësinë e tij me Partizanin ai shprehet. “Jam në Argjentinë me pushime dhe nuk e di se çfarë do të vendos për të ardhmen. Nuk po e mendoj, pasi i kam marrë këto pushime për t’u qetësuar me familjen time. Kam nevojë të relaksohem pas një sezoni të lodhshëm. Jam në kontratë me ekipin e “demave”. Të shohim nëse do të kthehem për Europa League. Akoma nuk kam vendosur asgjë dhe kjo varet edhe nga drejtuesit e klubit. Do të bisedojmë dhe pastaj do të vendosim, për momentin dua vetëm të shijoj pushimet e mia së bashku me familjen”, – përfundon Torasa për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online