Torasa drejt Flamurtarit, tifozët e Partizanit “sulmojnë” lojtarin

Argjentinasi Agustin Torasa është afrimi më i ri i Flamurtarit. Lojtari do t’u bashkohet bregdetarëve për të nisur aventurën e tij të dytë në Shqipëri. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Partizanit që kanë mbushur “inboxin” e tij me shumë mesazhe pakënaqësie.

Ata i kanë kërkuar futbollistit që të bashkohet me klubin e “demave” dhe të mos tradhtojë të kuqtë. Në fakt, Torasa nisi fillimisht bisedimet me klubin e Partizanit, por ishin vetë drejtuesit që nuk e morën parasysh dhe nuk e shihnin si pjesë të ekipit.

Lojtari është i zhgënjyer pak nga tifozeria e kuqe, pasi nuk ishte ai që nuk donte rikthimin në skuadër, por ishin drejtuesit që nuk e përfshinë në plane. Mbështetësit e kuq duhet të mësohen duke parë shtatshkurtrin me një fanellë tjetër në Superiore tashmë. Megjithatë, afrimi i tij është një goditje e mirë dhe për kampionatit, pasi lojtari ka një nivel mbi mesatar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online