“Topi i Artë” sjell polemika, Eto shpërthen ndaj “France Football”: Mungesë respekti, kam luajtu 25 vite si qendërsulmues

Ceremonia e këtij viti për çmimin më prestigjoz për lojtarët e futbollit, “Topi i Artë”, është anuluar, por organizatorët e “France Football” kanë vendosur të vijnë me një risi. Media franceze ka sjellë idenë për të ndërtuar atë qëuhet “Dream Team”, ku do të përfshihen lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Kështu, në çdo pozicion janë shpallur një listë me futbollistë kandidatë, prej nga ku do të përzgjidhet fituesi i një vendi në formacion.

Por kjo risi nuk ka ardhur pa polemika. Shkak këtu është përë përfshirja e Samuel Eto në listën e atyre lojtarëve që zënë një vend në krahun e djathtë të sulmit. Kjo ka bërë që vetë ish-sulmuesi të shpërthejë ndaj organizatorëve, të cilëve u përmend faktin se ka luajtur në atë pozicion vetëm pak më tepër se 1 vit, ndërsa në 25 vite të tjera karrierë ka zbritur në fushë si qendërsulmues. Një ngatërrim i tillë është cilësuar si një mungesë respekti nga kamerunasi.

“Faleminderit, por kam luajtur 1.2 sezone në të djathtë (ndërkohë kam 25 vite karrierë si një sulmues qendre). Mungesë respekti ‘France Football‘“, ka shkruajtur Samuel Eto në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online