Tomori zyrtarizon 6 titullarë, firmos edhe nigeriani i Burrelit

Beratasit “blindojnë” kualitetet e sezonit të shkuar afrojnë një sulmues

Tomori duket se ka nisur nga puna duke rinovuar kontratat me lojtarët titullarë të sezonit të shkuar por edhe me afrimet e reja. Të premten në mbrëmje, drejtuesit beratas kanë nënshkruar kontratat me gjashtë futbollistë cilësorë dhe shtylla të ekipit beratas. Duke filluar që nga mbrojtja, me Florian Dacin i cili rikthehet në berat pas dy sezoneve, por edhe të tjerë si: Ervis Çaço, kapiteni i sezonit të shkuar dhe Doraldo Paja e Sharavolli apo Berjon Myzyri e Xhulio Mirani. Me këta futbollistë, duket se Tomori e ka gati bazën, ndërsa është në kërkim të një portier cilësor dhe me eksperiencë pas largimit të dy vëllezërve Kaloshi, me të cilët ishte e siguruar porta e skuadrës në edicionin e shkuar.

NIGERIANI – Dje në Berat ka firmosur edhe një futbollist me ngjyrë. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, nigerianin Çinonso Onu që ka qenë pjesë e skuadrës së Burrelit në sezonin e shkuar. Nga burime pranë klubit beratas, bëhet e ditur se nigeriani Çinonso Onu ka firmosur për 1 sezon tek Tomori.

TË TJERËT – Në Berat pritet që në ditët në vijim, e sidomos javën e ardhshme të ketë disa prurje interesante. Drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje dhe po synojnë që të afrojnë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Nga sa bëhet e ditur, po synohet që të ndërtohet një ekip me ambicie, pavarësisht konkurrencës në grupin e Jugut ku beratasit bëjnë pjesë me ekipe si: Tirana e Bylisi. Megjithatë, në Berat nuk stepen. Nga ana e Bashkisë së Beratit mbështetja nuk mungon dhe të gjithë janë të bindur se do të ndërtohet një ekip me synime madhore në kampionatin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online