Tomori shkon në Sarandë, Gersi Arbri shënjestron Lushnjën

Për të dytin vit radhazi skuadra shkon në qytetin e Sarandës për të zhvilluar disa ditë stërvitje. Në të vërtetë skuadra e Tomorit këtë radhë nuk do të qëndrojë më shumë se sa një javë, dhe kjo është vërtetë dicka e pazakontë, pasi përgjithësisht Tomori e ka zhvilluar fazën në bregdet ose në Pogradec, por për periudha më të gjata.

Akomodimi në Sarandë duket një zgjedhje e çuditshme, pasi atje mungojnë kushtet e stërvitjes dhe mbi të gjitha një fushë me bar natyral, ndërsa një vit më parë futbollistët janë ankuar pas kthimit nga Saranda, pasi ishin akomoduar në një pallat të vlefshëm për pushues, me dhoma me katër shtretër. Nuk dihet se përse Tomori shkon sërish në Sarandë në të njëjtat kushte dhe pse kjo zgjedhje është e imponuar nga klubi dhe presidenca.

ARBRI – Pasi ka mësuar shortin e Kategorisë së Parë, tekniku i Tomorit Gersi ArbArbri ka komentuar me entuziazëm dhe optimizëm: “Nuk mund ta fshehim kënaqësinë tonë që sezonin e ri e nisim në fushën tonë dhe ky është një plus i madh për Tomorin, pavarësisht se Lushnja është një kundërshtar dhe rival shumë i madh dhe i respektueshëm për ne. Për këtë arsye, po punojmë fort dhe shpresojmë ta nisim me fitore, sepse këtë sezon duam të luftojmë për kreun e tabelës”.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online