Tomori rinis stërvitjen, pa trajner dhe pa “të huajt”

Pas humbjes së pësuar në shtëpi ndaj Egnatias, skuadra e Tomorit ka shijuar dy ditë pushimi në dy ditët e para të kësaj jave. Sot pasdite beratasit kanë zbritur në fushë, në një seancë stërvitore shumë ndryshe nga ato të mëparshmet. Kjo jo vetëm se skuadra është drejtuar nga zëvendëstrajneri Kelmend Agalliu, por edhe se skuadra ka qenë me mungesa të shumta.

Kryesisht bëhej fjalë për futbollistët jabanxhinj, të cilët janë larguar me leje nga klubi. Për sa u përket zhvillimeve të pritshme, është mësuar se klubi dhe presidenti Petrit Sinaj janë duke punuar intensivisht për emërimin e teknikut të ri. Momentalisht janë duke kaluar në filtër të gjithë kandidaturat e mundshme që i janë vënë në tavolinë kryebashkiakut të Beratit.

Mësohet se brenda datës 6 janar, kur dhe do të nisin përgatitjet për minifazën e dimrit, skuadra të ketë në krye të saj teknikun e ri të saj, i cili pritet me shumë interes nga sportdashësit beratas.

DËMTIMET  – Vetëm 24 orë përpara ndeshjes së kaluar me Egnatian, skuadrës beratase ju dëmtuan njëri pas tjetrit dy futbollistë të rëndësishëm dhe titullarë të saj. Mbrojtësi Ditmir Beci pësoi një tërheqje muskulore, ndërsa akoma më i rëndë ka qenë dëmtimi i mesfushorit energjik Endri Mersini.  Për këtë të fundit, pas një përplasjeje të rrezikshme në një ndeshje brenda grupit, u dyshua për një frakturë që do ta mbante larg fushave për një periudhë të gjatë.

Momentalisht në Berat janë të kënaqur me faktin që pushimet e dimrit do t’u japin më shumë kohë dhe mundësi dy titullarëve të dëmtuar për t’u rikuperuar. Ata konsiderohen si shumë të rëndësishëm për Tomorin dhe mungesa e tyre në ndeshjen e fundit me Egnatian pati në ndikim të dukshëm në humbjen e pësuar, që çoi edhe në dorëheqjen e teknikut Bledar Devolli.

 EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online