Të premten pasdite, Tomori i ka dhënë fund përgatitjeve anti-Pogradec dhe në mbrëmje ka mbërritur në qytetin liqenor. Mbledhja e zhvilluar ditë më parë, ka sjellë optimizëm te lojtarët, të cilët janë të vendosur për të marrë maksimumin e pikëve nga kjo sfidë.
I vetmi që nuk është përgatitur me skuadrën ka qënë mesfushori Genald Sharavolli, i cili la fushën i dëmtuar në takimin ndaj Elbasanit dhe do të qëndrojë disa javë larg fushave. Në dispozicion të trajnerit Santiljan Dule, do të jenë të gjithë titullarët e zakonshëm, ndërkohë që në bisedë të shkurtër me SportEkspres.com, tekniku beratas deklaroi se janë të përgatitur që nga kjo sfidë të dalin me objektiv të realizuar.
“Natyrisht që luajmë një ndeshje të vështirë dhe jemi në Pogradec për të marrë maksimalen në këtë sfidë. Për ne, është një finale mbijetese”. Ndeshja Pogradeci-Tomori luhet të shtunën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, duke nisur nga ora 16:00.
AGRON KAJA