Tomori përforcohet me dy nigerianë

Në Berat janë angazhuar së fundmi me firmosjen e kontratave. Fillimisht kanë rinovuar disa prej titullarëve të sezonit të shkuar, ndërkohë që ka pasur edhe afrime. Dy prej tyre janë zyrtarizuar ditën e djeshme.

Isinaki Kingslei Ogbogike është larguar nga Egnatia dhe do të jetë pjesë e beratasve sezonin e ardhshëm/ Veç tij edhe Brajt Frajdei ka nënshkruar për një vit me Tomorin. Anësori vjet luajti si i huazuar te Shkumbini në pjesën e dytë të kampionatit.

“Tomori ka nënshkruar me dy futbollistët nigerian më cilësor të Kategorisë së Parë. Isinachi Kingsley Ogbodike dhe Bright Friday janë futbollistët më të rinj të Tomorit, pasi kanë arritur marrëveshjen financiare me drejtuesit e klubit. Kingsley dhe Friday kanë nënshkruar një kontratë e cila do t’i mbajë të lidhur për sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e Tomorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online