Tomori ndalet, nesër vendosen shumë gjëra

Pas një periudhe të ngarkuar në stërvitje dhe prova, afrime e largime, Tomori ka marrë pushimet. Prej së premtes deri sot lojtarët janë lënë pushim, por arsyeja nuk është vetëm lodhja dhe të nxehtit.

Në Berat ka shumë pikëpyetje dhe ditët e fundit janë shtuar zërat se drejtimin e ekipit do ta marrë Bledar Sinella. Edhe fakti që klubi nuk përgënjeshtron asgjë nga ato që janë pasqyruar në media le të kuptohet se prej së hënës do të ketë ndryshime madhore.

Trajneri Gersi Arbri ka punuar në heshtje, pa komentuar asgjë, por natyrisht kjo situatë e ka bezdisur pa masë. Edhe kjo periudhë pushimi duket si reflektim dhe zhgënjim nga ana e tij, sepse javët e fundit ka punuar shumë dhe duket absurde që klubi të rinisë gjithçka nga e para me Sinellën, në një kohë që mund të kishte vendosur që në qershor për ndryshimet në drejtim.

Gjithë këto spekulime e ndryshime të pritshme janë çoroditur edhe lojtarët, sepse edhe disa lojtarë në provë apo pranë firmës janë larguar duke firmosur gjetkë.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *