Tomori u mposht nga Elbasani sot dhe u kërkon falje tifozëve për lojën, por sërish ka kontestime. Beratasit ndihen të “vjedhur” nga gjyqtari Edvin Hoxha dhe e cilësojnë atë një kamikaz të radhës. Pas ndeshjes, ata kanë Tomori ka dalë me një qëndrim zyrtar.
“Duke vlerësuar rezultatin dhe paraqitjen që skuadra ka shfaqur në ndeshjen e sotme, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanellën që përfaqëson Tomori, klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozerisë së tij. Humbja me rezultatin 2-0 ndaj Elbasanit, luajtur në ‘Elbasan Arena’, nuk mund të ketë asnjë justifikim nga lojtarët për sa i përket kundërshtarit, rezultatit dhe lojës që ekipi tregoi në fushë.
Sakaq, është për t’u çuditur sesi arbitri Edvin Hoxha nuk donte t’ia dinte, edhe pse ndeshja transmetohej direkt në RTSH Sport. Dhe nëse do të vazhdojmë kështu, gjithçka është e kotë. Klubi në këtë dalje për mediat nuk do të merret aspak me vendimet e dyshimta, duke ia lënë gjithçka mediave t’i pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e “kamikazit” të radhës.
Ne jemi të vendosur të mos tolerojmë kurrsesi këta arbitra kamikazë të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e Klubit. Tomori do të vazhdoj të konkurrojë ndershmërisht në kampionat, gjë që e ka treguar në çdo ndeshje”, shkruhet në komunikatën e klubit të Tomorit.