Penallti, gol dhe dëmtim i çuditshëm për yllin e Portos (VIDEO)

Ngjarje kurioze këtë fundjavë në Portugali, aty ku mbrojtësi i majtë i Portos, Aleks Tejesh, ka mbetur i dëmtuar duke gjuajtur një penallti.

Ish-mbrojtësi i Interit ishte protagonist në ndeshjen kundër Bragas, fituar 3-2 në transfertë. Me rezultatin 2-1 për Bragan, Porto e përmbysi ndeshjen me 2 penallti në pjesën e dytë.

Penalltia e para u gjuajt nga Tejesh, i cili shënoi, por humbi ekuilibrin dhe pësoi një tërheqje serioze, çka e detyroi të zëvendësohej.

Një dëmtim shqetësues për klubin, sepse Tejesh është ndër lojtarët më të mirë këtë sezon, ku Porto po lufton me Benfikën për titull, ndërsa po shkëlqen edhe në Champions League.

https://twitter.com/CimbomTV_/status/1112096320376975360?s=19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online