Tom Doshi e ka seriozisht për Vllazninë

Në një prononcim pas mbylljes së procesit zgjedhor, deputeti shkodran, garantoi komunitetin se premtimet e marra për mbështetjen e kuqebluve do t’i bëjë realitet

Gaspër Marku

Mbështetësit, donatorët apo kandidatët për president të Vllaznisë ka kohë që lakohen në opinionin sportiv edhe me emra konkretë. Por realisht në asnjë rast nga ana e institucionit vendor të Bashkisë së Shkodrës, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar rreth këtij problemi. Në ballafaqimin e javës së fundit të ndeshjes Vllaznia-Tirana, “Sport Ekspres” botoi një foto të disa personave dashamirës të Vllaznisë që jetojnë në Tiranë të vendosur në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”, mes të cilëve spikaste edhe nipi i deputetit Tom Doshi.

Edhe pse foto dhe komenti në fjalë fliste për një gjë madhore në lidhje me të ardhmen e mbështetjes financiare të Vllaznisë, shumëkush e mori si kalimtare, duke mos i dhënë vëmendjen e duhur. Rreth gati një muaj pas publikimit të shkrimit në “Sport Ekspres”, deputeti Doshi shfaqet vetë në media, ku me zë dhe figurë flet direkt për Vllazninë.

Deklarata e dhënë prej tij në mitingun përmbyllës të fushës së tij elektorale si kandidat për deputet i Partisë Socialdemokrate gjatë së cilës ai i premtoi shkodranëve se do ta mbështeste Vllazninë financiarisht bëri jo pak bujë në Shkodër dhe më gjerë. Premtim ky që pati edhe një destinacion konkret duke theksuar: “Kompania ime farmaceutike do të jetë sponsor gjeneral për Vllazninë dhe do luftojmë që ajo të dalë kampione. Nuk më intereson të bëhem president, sepse nuk vuaj për të tilla gjëra. Më intereson vetëm të hedh lekë e të ndihmoj Vllazninë”.

Por, nuk mbaron me kaq, sepse nëse në opinion kishte jo pak zëra dyshues që premtimet në fjalë ishin elektorale, Vllaznia është pjesë e politikanit Doshi edhe pas përfundimit të procesit të votimit. Në një bashkëbisedim të bërë me mediet pak orë, pasi ishte mbyllur procesi i numërimit të votave dhe Tom Doshi rezultoi të ishte fitues në listën e deputetëve të Qarkut Shkodër, ai u morr sërish me Vllazninë. “Unë do ta mbështes Vllazninë”, tha Doshi duke rivënë në dukje premtimin që i kishte bërë shkodranëve në fushatë elektorale. Premtim, për të cilin tha se do ta mbajë patjetër, ashtu siç përmendi edhe projekte të tjera që ai i ka bërë publikë gjatë fushatës elektorale, të cilat u shpreh se të gjitha këto do t’i realizojë. Në deklaratat e tij dukej një tip vendosmërie personale me besimin se do t’i bënte realitet në vijim të mandatit të tij. Dhe, për konkretizimin e tyre me sa më shumë sukses ndër të tjera, Doshi përmendi edhe kryeministrin Edi Rama duke rivënë në dukje ashtu si edhe në prononcimet e mëparshme marrëdhëniet shumë të mira që ka me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online