“Toka e premtuar” për Strakoshën! Dy ekipe të Premier League në garë, gati oferta e parë

E ardhmja e Strakoshës tek Lacio është e panjohur, teksa shqiptari ka një kontratë me ekipin e kryeqytetit deri në vitin 2022. Gardiani kuqezi ishte titullar absolut, por pas ardhjez së Pepe Reinës, gjithçka shkoi në drejtim negativ. Pavarësisht mungesës së aktivitetit në fushë, dy skuadra angleze janë të interesuara për të marë shërbimet e 26 vjeçarit.

Pak kohë më parë Southampton u interesua për të blerë kartonin e Strakoshës, por tashmë edhe West Ham është futur në garë për transferimin e tij. Gazeta italiane “Tuttomercatoëeb” mëson se West Ham ka bërë gati ofertën prej 25 milionë eurosh, për të bindur drejtuesit e Lacios që ta shesin në Premier Ligë.

Aktualisht West Ham ndodhet në vendin e 7-të në kampionat dhe me një fitore ndaj West Bromëich mund të ngjitet në vendin e 6-të që të çon në Europa Ligë. Edhe pse Lacio është skuadra ku Strakosha u rrit si lojtar, një aventurë në Angli mund të shihet si një ringritje në karrierën e portierit të Kombëtares Shqiptare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online