Finalja e Champions-it nis nga presidentët/ Abramovich i kundërpërgjigjet sheikëve, 6000 tifozë shkojnë falas në Portugali

Finalja e Champions League ka nisur të luhet përpara kohe, por tani në kupolat drejtuese të klubeve. Sheiku Mansour gëzoi tifozët e Manchester City-t me gjestin e tij bujar. Kreu i “qytetarëve“ mori përsipër të paguante shpenzimet e 6000 mijë tifozëve për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit në Porto.

Por nuk ka vonuar shumë për të ardhur kundërpërgjigja nga Abramovich. Manjati rus gjithashtu ka vendosur të paguajë për biletën dhe shpenzimet e udhëtimit për 6000 tifozë të Chelsea, të cilët do të kenë mundësinë të shkojnë falas në Portugali për të parë nga afër skuadrën e zemrës në këtë finale kaq të rëndësishme për ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online