“Toka e mallkuar“ e shqiptarëve! Luajti vetëm 81 minuta me Olimpiakosin, lojtari shqiptar pranë kalimit në Turqi

Greqia është kthyer në një tokë “të mallkuar” për futbollistët shqiptarë. Pavarëisht përpjekjeve dhe formës së mirë fizike që mund të kalojnë, lojtarët shqiptarë gjithnjë hasin probleme në kampionatin helen. I fundit që e pëson është Zymer Bytyqi. Mesfushori nga Kosova la Koniasporin në merkaton e dimrit për t’ju bashkuar Olimpiakosit.

Por nga pozicioni i titullarit në Turqi shkon në stolin e rezervave në Greqi. Bytyqi zhvilloi vetëm 81 minuta në total, të shpërndara në tre takime përgjatë këtyre muajve në kampionatin grek. Minutat e pakta në këmbë kanë bërë që 26-vjeçari të largohej nga Olimpiakosi. Bytyqy është pranë kthimit në Turqi, ku sipas mediave turke, ka gjetur marrëveshjen me Antaliasporin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online