Murinjo vendos kokëposhtë emrin e Marash Kumbullës! Plasin polemikat në rrjet, tifozët e quajnë ulje për mbrojtësin shqiptar

Zhoze Murinjo ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale. Shkak është bërë një “story“ në faqen e tij zyrtare në “Instagram“. Portugezi ka shpërndarë një foto të formacionit të tij dhe deri këtu gjithçka duket në rregull. Lojtarët shihen të vendosur në pozicionet e tyre, ndërsa në pjesën e sipërme të tabelës, dallohet emri i Marash Kumbullësh dhe i Tami Abrahamit i vendosur kokëposhtë.

Një veprim i tillë ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Këta të fundit e kanë konsideruar një ulje për mbrojtësin shqiptar. Megjithatë shpjegimi mund të jetë krejtësisht ndryshe. Kumbulla dhe Abraham janë paraqitur të dëmtuar në seancën stërvitore dhe për këtë arsye Murinjo i ka vendosur të veçuar dhe kokëposhtë emrat e tyre, duke qenë se nuk janë në dispozicion të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online