Struga debuton në Champions League, Duro nuk trembet: Jo gjithnjë fitojnë favoritët

Struga do të përballet me Zalgirisin ditën e nesërme. Klubi shqiptar do të regjistrojë ndeshjen e parë në historinë e tij në Ligën e Kampionëve. Shpëtim Duro ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp, ku ka shuar kureshtjen e gazetarëve. Pavarësisht se ky do të jetë debutimi i Strugës në arenën europiane, Duro shprehet se favoritët jo gjithmonë dalin fitimtarë nga fusha.

“E presim me interes këtë takim, është historik pasi është hera e parë që skuadra merr pjesë në Champions League. Jemi një skuadër e formuar prej gjashtë apo shtatë vitesh dhe kualifikimi në Champions është një arritje për skuadrën dhe qytetin. E presim me mjaft dëshirë dhe interes. Patjetër që në letër janë favorit për përvojën që kanë. Por, edhe ne jemi një skuadër e mirë me lojtarë të fortë e me përvojë dhe kemi mundësitë tona. Në futboll jo gjithmonë fiton favoriti, janë dy ndeshje dhe ne kemi shanset tona. Sido që të zhvillohen situatat në ndeshjet me dy takime, nuk përfundon gjithçka që në ndeshjen e parë. Por, do të ishte avantazh një rezultat pozitiv”.

”, ka deklaruar Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online