Lirim Kastrati kaloi një fundjavë fantastike, ku shënoi tre gola në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit me rezultatin 2-5 në fushën e Sllaven Belupos. Lojtari i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë klubit kroat që shënon tregolësh më një ndeshje.
Komentet ishin shumë pozitive për lojtarin 19-vjeçar, i cili këtë edicion ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, duke e ndihmuar skuadrën e tij mjaftueshëm. Sot, vjen një tjetër vlerësim për sulmuesin, i cili është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.
Po asht udhe notat që ai ka marrë është me larta në ekipin e tij, pasi është vlerësuar me 8.5. Kastratit shihet si një prej lojtarëve më premtues dh klubi i Lokomotivës po fërkon duart, pasi nëse vijon që të shkëlqejë atëherë do ta hedhë në ankand për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij. Vetë Kastratin duket se e pret një e ardhme e ndritur, por gjithçka është në dorën e tij, ose më saktë në këmbët e tij.